Lajme

Bedri Hamza: Nuk ka shtesa për fëmijë, nuk janë në buxhet

03/15/2020 13:34
nga:Gazeta Blic

Gjatë konferencës së PDK-së, të dielen, Bedri Hamza, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka reaguar rreth miratimit të buxhetit, duke thënë se koalicioni qeverisës nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë.

“Dje, në një seancë të jashtëzakonshme, në një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit e kanë futur në rend të ditës dhe e kanë aprovuar një nga dokumentet më të rëndësishme që trajtohet prej Kuvendit”, ka thënë ai.

Hamza ka shtuar se opozita e di rëndësinë që e ka buxheti për shtetin dhe ndjen për situatën në të cilën ndodhet shteti.

Megjithatë, ai ka deklaruar se koalicioni nuk i ka pasur numrat për ta futur buxhetin në procedurë, pasi që për një gjë të tillë duhen dy të tretat e votës në Kuvend.

“Si parti opozitare, duke mos dashur që ta pengojmë këtë proces, edhe pse koalicioni qeverisës është përgjegjës me vonesat, ne si PDK e kemi deklaruar rolin tonë në opozitë dhe me asnjë veprim tonin nuk e kemi penguar krijimin e koalicionit”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, qeveria ka probleme, pasi që ka gabim në rangimet e prioritetet.

“Sidoqoftë, ne kemi shkuar në zyren e Kryetares, me qëllim që si parti opozitare të ofrojmë dalje prej situatës”, ka thënë ai.

Kërkesë e PDK-së, ka thënë ai, ka qenë që deputetëve t’iu jepet materiali kompleks dhe voluminoz, në mënyrë që ata ta shqyrtojnë për një apo dy ditë.

“Derisa ne kemi qenë në grupe parlamentare duke diskutuar, ata e kanë shfrytëzuar situatën dhe në mënyrë klandestine e kanë trafikuar dhe e kanë vendosur buxhetin në diskutim”, ka thënë ai.

Hamza po ashtu ka folur për qeverinë e mëparshme të PDK-së, duke përmendur ato që i ka quajtur arritje dhe që i janë lënë Qeverisë Kurti.

“Qeveria nuk ka nisur me ta”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në buxhet nuk janë edhe shtesat për fëmijë.

“Nuk ka shtesa për fëmijë, nuk janë në buxhet”, ka thënë ai. Njëjtë ka thënë se është rasti edhe me kategoritë e dala nga lufta.

“Shërbimi ushtarak nuk mund të bëhet pa para, nuk ka kosto. Merreni shikoni buxhetin”, ka thënë ai.

04/07/2020 16:45

​PDK-ja mbledh nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme