Lajme

Bedri Hamza: Kosova funksionon vetëm me një qeveri të përgjegjshme

12/10/2025 22:52
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga konventa e sotme e partisë, duke theksuar se “Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithëve”, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se vendi mund të ecë përpara vetëm me një qeveri të përgjegjshme dhe përsëriti mesazhin e tij për unitet dhe progres: “Bashkë. Përpara.”

Postimi i plotë:

Kosova që funksionon fillon me bashkimin e të gjithëve. Dhe Kosova funksionon vetëm me një qeveri të përgjegjshme.

Bashkë. Përpara.

#PDK130