Showtime

Bebe Rexha me xhaketë të hapur tregon gjoksin, teksa del për darkë në ‘West Hollywood’

01/23/2020 19:57
nga:N S

Ajo nuk ka frikë të rrezikojë kur bëhet fjalë për veshje.

Të merkurën në mbrëmje, Bebe Rexha tregoi stilin e saj të guximshëm kur u drejtua në restorantin Craig në West Hollywood, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Kantautorja 30 vjeçare, kishte zgjedhur një veshje me xhaketë të zezë, të çarë në mes të gjoksit dhe krahëve. Në pjesën e poshtme veshur mbante pantolla me ngjyrë të zezë dhe një palë sandale me po të njëjtën ngjyrë.

Këngëtarja, përpos tjerave vëmendje mori edhe makijazhi i aplikuar me profesionalizëm nga make up artistët e saj. Bebe, publikoi video në rrjete sociale pak pare se të dilte në qytet.

Bebe do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy‘, të dielën. Këtë e bëri të ditur me një postim në ‘Instagram‘.

/GazetaBlic/

 

12/24/2019 22:24

Bebe Rexha pozon joshëse pranë bredhit: Çfarë dëshironi për Krishtlindje?