Showtime

Bebe Rexha kryeson në top-listat botërore

12/30/2017 14:55
nga:N S

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha shënoi shumë të arritura ashtu sikurse edhe Dua Lipa dhe Rita Ora.

I gjithë viti 2017 ishte i ngarkuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Bebe ka publikuar një foto përmes të cilës tregon se ende qëndron ndër këngët e para në top-lista.

Nga fotografia që postoi, ajo shihet se zë vendin e katërt, duke lënë prapa emra të njohur të muzikës.

Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar projekte të reja për vitin 2018 si dhe në janar do të fillojë turneun e ri.

12/05/2018 13:59

Kush është këngëtarja milionere shqiptare që nëna i punon shitëse?