Showtime

Bebe Rexha i bashkohet fushatës “Black Lives Matter”: Duhet të reflektojmë, të edukojmë veten për racizmin

06/02/2020 22:03
nga:L I

Artistë në mbarë botën i janë bashkuar fushatës “Black Lives Matter”, shkruan GazetaBlic.

Edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka treguar mbështetjen e saj për këtë fushatë, ndërsa ka shkruar se njerëzit duhet të reflektojnë.

“Sot është një ditë për reflektimin e vetvetes, sepse ndryshimi gjithmonë do të vijë nga brenda së pari. Sot është dita kur edukojmë veten për racizmin sistemik. Sot është dita që ne ndajmë, mësojmë dhe u dhurojmë së bashku organizatave. Sot është dita kur ne bëhemi pjesë e ndryshimit në vend që të qëndrojmë vetëm atje. Sot dhe çdo ditë BLACK LIVES MATTER”, ka shkruar këngëtarja në fotografinë e zezë të publikuar.

Ndërsa kësaj fushate i janë përgjigjur dhe një pjesë e madhe e emrave të famshëm shqiptarë të cilët kanë treguar mbështetjen e tyre në forma të ndryshme në rrjete sociale.

Këngëtarë dhe fytyra të njohura publike solidarizohen me George Floyd, kërkojnë drejtësi dhe të jetë rasti i fundit

Por, kishte edhe nga ata që nuk u pajtuan me një gjë të tillë, duke thënë se shqiptarët duhet të ngrihen për çështjet që i rrethojnë dhe i prekin ata.

/GazetaBlic

Enca Haxhia kundër artistëve të estradës: Jeni të zënë me amerikanin, ngrihuni për çështjet që na prekin ne