Showtime

Bebe Rexha: E di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës

12/02/2019 15:19
nga:Natyra

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e ka vizituar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues.

Ajo ka folur para gazetarëve duke theksuse se ka gjak shqiptari dhe ka thënë se ne jemi të fortë pasi jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës.

“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh ajo.

“Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, ka përfunduar këngëtarja.