Lajme

BE-NATO përshëndetin referendumin në Maqedoni

10/01/2018 20:33
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndetën referendumin në Maqedoni në një komunikatë të përbashkët të publikuar sot.

Ata theksojnë se “Marrëveshja me Athinën krijoi mundësi historike që Maqedonia t’i bashkëngjitet bashkësisë transatlantike si anëtare e plotfuqishme. Kjo do ta ndryshonte jetën e njerëzve në vend dhe të fëmijëve të tyre drejtë përmirësimit”, thonë Tusk dhe Stoltenberg, shkruan ATSH.

Ata shtojnë se “në referendumin e djeshëm konsultativ shumica e atyre që votuan mbështetën pikërisht këtë rrugë”.

“Tani është në duart e politikanëve në Shkup që të vendosin për rrugën e mëtejeshme. Vendimet të cilat do t’i sjellin në ditët dhe javët në vijim do ta përcaktojnë fatin e vendit të tyre dhe popullit të tyre për shumë gjenerata. I inkurajojmë që ta shfrytëzojnë këtë rast historik”, njoftojnë BE dhe NATO.

09/24/2020 14:19

BE kërkon shtrëngim të masave anti-Covid