Lajme

BE mbledh me urgjencë ministrat e Shëndetësisë për koronavirus

02/11/2020 18:21
nga:Norë Kelmendi

Bashkimi Evropian ka thirru ministrat e Shëndetësisë në një mbledhje urgjente në Bruksel që do të mbahet të enjten.

Shqetësimi pas përhapjes së Coronavirusit do të jetë arsyeja e mbledhjes së tyre, shkruan Euronews.

Me numrin e rasteve të dyshuara në rritje, Komisioneri për Menaxhim të Krizave, Janez Lenarcic, ka vizituar Qendrën Evropiane të Koordinimit për Reagim në Emergjenca në Bruksel.

“Kjo situatë është shqetësuese, është rrezik serioz për shëndetin publik, Ky virus siç e dini është përhapur me shpejtësi të madhe. Duhet marrë masa  dhe ne po shikojmë se si të veprohet në mënyrë të koordinuar”, ka thënë Lenarcic.

“Në këtë kontekst, Komisioni përkrahë mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë”.

03/24/2020 16:23

Thaçi: Fatkeqësisht, BE-ja po vazhdon ta diskriminojë Kosovën