Lajme

BE-ja pajtohet për emërimin e Lajçakut si përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

03/19/2020 14:02
nga:Gazeta Blic

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Miroslav Lajçaku të jetë përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, mëson KOHA.

Sipas burimeve, emërimi i tij pritet të bëhet javën që vjen, pasi të përfundojnë procedurat në Këshillin e ministrave të BE-së.

Këto procedura aktualisht janë të vështirësuara shkaku i funksionimit të institucioneve të bllokut, si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit.

KFOR-i Amerikan e ndëshkon Vitinë: Ia ndalë të gjitha ndihmat për shkak të taksës 100%

04/03/2020 13:22

Miroslav Lajçak: Kush është ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi?