Gazetari Vehbi Kajtazi ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Kajtazi ka shprehur dyshime mbi mënyrën se si po menaxhohet procesi për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, duke e konsideruar 28 dhjetorin si datë të papërshtatshme dhe me rrezik për manipulim.
“Fundi i dhjetorit nuk është i mirë. Nuk është i mirë për shumë arsye. Po 28 dhjetor si mund të mbahen zgjedhjenë kohë festash, janë kohë festash, nuk ki prani ndërkombëtare këtu, nuk ki vëzhgues ndërkombëtar këtu, se të gjithë janë pushim. Janë krishtlindjet, është viti i ri.Dhe nëse insistohet me u votuar në ato zgjedhje, unë dyshoj se mund të ketë edhe manipulim. Ka rrezik për manipulim”, tha ai.
Tutje ai thotë se data 28 dhjetor është e palogjikshme që të mbahen zgjedhjet për shkak të festave dhe mungesës së vëzhguesve ndërkombëtarë, ku thekson se me këtë rast egziston mundësia për manipulim.
Kajtazi beson se edhe në zgjedhjet lokale, ka pasur manipulim sepse sic thotë ai ka informata se në qytetin e Ferizajt në javën e fundit të zgjedhjeve janë tërhequr shuma të mëdha të parave që sipas tij janë përdorur në funksion të zgjedhjeve.
“Po mënyra se si këta po i programojnë datat, mënyra se si po e vonojnë dërgimin e propozimit në kuvend për t’u votuar zoti Konjufca, lidhet, mendoj se lidhet direkt me datën e zgjedhjeve që këtyre ju konvenon. 28 dhjetor është e palogjikshme me mbajtur zgjedhje. Unë më shumë besoj që lidhet me, me festat, me mungesën e pranisë ndërkombëtare. BE-ja nuk sjell këtu vëzhgues në këtë kohë edhe është mundësia për, për manipulim. Unë besoj se ka pasur manipulim edhe në këto zgjedhjet e fundit lokale. Për mua është e çuditshme, sepse kam konfirmuar nga shumë burime, po e marr Ferizajn, që në javën e fundit të zgjedhjeve nuk ka pasur kërkund pare kesh. Domethënë janë tërhequr nga bankat aq shumë pare kesh. Janë tërhequr saqë unë besoj se ato janë përdorur në funksion të zgjedhjeve”, vlerësoi ai.


