Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur sot se Bashkimi Evropian pret që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të zbatohen në terren.
Lidhur me qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti, se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Stano ritheksoi se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “mbetet e qartë në pozicionet e saj” kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.
Kurti i tha BBC-së të martën se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk do ta lejojë.
Sipas asaj që Kurti tha në emsionin “Hard Talk”, Serbia e dëshiron “boshnjëzimin e Kosovës”.