Lajme

BE ende pa vendim rreth ndryshimit të orës evropiane

10/29/2018 20:10
nga:Gazeta Blic

Ministrat evropianë të transportit vendosën sot në një takim në Austri për të punuar ende në gjetjen e mënyrës më të mirë për t’i dhënë fund lëvizjes së orës nga vera në dimër dhe anasjelltas.

Komisioni Evropian propozoi në shtator se vendet e BE duhet të deklarojnë individualisht në tetor 2019 nëse ata do të mbeten në llogaritjen e kohës së verës ose do të kalojnë në regjimin e dimrit, raporton AP.

Ministri austriak i Transportit Norbert Hofer tha se shtetet anëtare janë të shqetësuara se nëse nuk arrihet një marrëveshje e harmonizuar, Evropa mund të përfundojë në zona të ndryshme kohore.

Hofer, megjithatë, tha se shpreson që konsensusi mbi çështjen të arrihej deri në fund të vitit.

08/10/2020 13:43

Lajmi i mirë: Zyrtarja e lartë shëndetësore e BE-së, vaksina për COVID-19 mund të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti