Lajme

BE dhe EULEX-i: Ky është një nga kriteret kryesore për liberalizim të vizave

12/06/2017 16:08
nga:A K

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, misioni EULEX dhe shefat e misioneve të BE-së kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në këtë deklaratë thuhet se korrupsioni i përhapur parandalon njerëzit të marrin shërbimin më të mirë civil, shërbime mjekësore, arsim. Ai minon sundimin e ligjit dhe ekonominë e Kosovës. Institucionet, si dhe qytetarët, nuk duhet të tolerojnë korrupsionin. Nevojitet ndihma e mediave për ndryshim pozitiv në sjelljen ndaj korrupsionit.

Në këtë deklaratë thuhet se zyrtarët shtetërorë  që u ngritet aktakuzë duhet të suspendohen ndërsa  të dënuarit të shkarkohen nga detyra.

 

Deklarata e përbashkët:

 

“Të shtunën, më 9 dhjetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, për të theksuar se duke i thënë JO korrupsionit i themi PO progresit për popullin e Kosovës.

Populli i Kosovës ka të drejtë të presë të ketë një gjyqësor dhe institucione të sundimit të ligjit të pavarura dhe cilësore. Ata kanë të drejtë të presin që këto institucione të luftojnë korrupsionin në mënyrë efikase.

Korrupsioni i përhapur parandalon njerëzit të marrin shërbimin më të mirë civil, shërbime mjekësore, arsim. Ai minon sundimin e ligjit dhe ekonominë e Kosovës. Institucionet, si dhe qytetarët, nuk duhet të tolerojnë korrupsionin. Nevojitet ndihma e mediave për ndryshim pozitiv në sjelljen ndaj korrupsionit.

Vullneti politik për të luftuar korrupsionin duhet të jetë real. Duhet të ndërmerren hapa për të zhvilluar auditime të pavarura të partive politike, që të minimizohet korrupsioni në prokurimin publik, të rishqyrtohen ligjet për konfliktin e interesit dhe ndaj zyrtarëve publik ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza ose janë dënuar për raste të veprave të rënda që lidhen me korrupsion. Institucionet e Kosovës duhet të pajisen me instrumente bashkëkohore për konfiskimin e pronës së zyrtarëve të korruptuar. Ata ndaj të cilëve ngriten aktakuza duhet të suspendohen, ndërsa të dënuarit duhet të shkarkohen nga detyra. Duhet të mbrohen sinjalizuesit dhe dëshmitarët. Duhet ndarë resurse të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, posaçërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta. BE-ja është e zotuar për të investuar fonde të konsiderueshme për të mbështetur kë to përpjekje.

Për procesin e zgjerimit nevojitet posedimi i një regjistri të fuqishëm me rastet e dënuara për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa BE-ja e mbikëqyrë atë në mënyrë strikte. Ky është njëri nga kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave.

Korrupsionin duhet të luftohet në të gjitha nivelet nga të gjithë. Siç qëndrojmë të bashkuar në dënimin e korrupsionit, ashtu duhet të qëndrojmë të bashkuar në veprimin kundër tij. Ua kemi borxh gjeneratave të tashme dhe të ardhme”.

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?