Lajme

BDI: Dorëheqja vullnetare e ministrit Saliu, porosi për përgjegjësi të të gjithëve

03/22/2018 16:41
nga:A. R.

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e kryesisë përshëndeti aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë Bilen Saliu si veprim i lartë moral dhe porosi e përgjegjësisë së lartë njerëzore dhe politike.

Ky veprim i ministrit Saliu, sipas BDI-së, duhet të shërbej si porosi deri te të gjithë bartësit e funksioneve publike, në veçanti përgjegjësit për sundimin e së drejtës.

BDI konsideron se kjo dorëheqje jehon porosinë që drejtësi selektive nuk guxon të ketë dhe të gjithë bartim përgjegjësi për besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit.

Kryesia e BDI falënderoi ministrin Saliu për kontributin e dhënë në funksionin e Ministrit të Drejtësisë dhe vlerësoi se ky standard i lartë i përgjegjësisë individuale po vendos standarde të reja në politikbërje.

12/02/2019 16:41

“Lufta” për një ministri: Isa Mustafa e Albin Kurti po e rrezikojnë arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës!