Sporti

BBC e llogarit Kosovën si kundërshtar të vështirë për Anglinë

12/01/2018 16:18
nga:M K

Nesër në Dublin të Irlandës hidhet shorti për kualifikimet e kampionatit evropian EURO 2020.

55 kombëtare janë të ndara në gjashtë vazo, derisa do të konfirmohet ndarja në dhjetë grupe, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë se pesë grupe do të jenë me nga gjashtë skuadra, e pesë të tjera me nga pesë sosh, varësisht si do të caktohen nesër nga shtëpia numër një e futbollit në kontinentin e vjetër.

Interesant është fakti se BBC ka shkruar për kundërshtarët e mundshëm të Anglisë, derisa ‘verdhë e kaltërit’ i llogarit në skenarin e vështirë.

Ka qenë faqja e futbollit të Kosovës në rrjetin social ‘Twitter’ që ka raportuar për shkrimin e prestigjiozes britanike.

/GazetaBlic/

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!