Sporti

Bayerni, skuadra e parë që i realizon tetë gola në një ndeshje eliminuese të Ligës së Kampionëve

08/15/2020 08:15
nga:M K

Shumë rekorde janë thyer mbrëmë nga skuadra e Bayernit dhe sulmuesi i saj, Robert Lewandowski.

Baverezët u bënë skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që i realizon tetë gola në një ndeshje të fazës eliminatore, dhe paramendoni, e bëri kundër Barcelonës, përcjell GazetaBlic.

Në anën tjetër, Lewandowski arrin një tjetër rekord personal në karrierë. Polaku me golin e mbrëmshëm regjistroi edhe golin e tetë në po aq ndeshje radhazi, për të thyer kështu rekordin që e mbante Jürgen Klinsmannin, i cili në vitin 1996, shënonte në shtatë ndeshje radhazi.

Më poshtë edhe statistikat e “OptaJoe”, derisa kujtojmë se Bayerni kundërshtar në gjysmëfinale do ta ketë fituesin e çiftit çerekfinal, Manchester City – Lyon.

/GazetaBlic/

08/23/2020 23:32

Ndryshon lista e skuadrave me më së shumti tituj të fituar në Ligën e Kampionëve