Sporti

Bayerni pranon një lajm të madh para ndeshjes me Liverpoolin në ‘UCL’

02/11/2019 15:26
nga:I S

Neuer është i gatshëm që të luajë në ndeshje e 1/8 e finales kundër Lievrpoolit në Ligën e Kampionëve.

Javë më parë gardiani i portës së Bayernit ka bërë të ditur se është riaftësuar nga lëndimi dhe se do të jetë i gatshëm të luajë në Champions, shkruan GazetaBlic.

“Jam mirë, nuk është edhe aq serioz lëndimi”, tha fillimisht portieri gjerman.

“Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të jem i gatshëm që të luajë ndaj Liverpoolit.”, ka bërë të ditur Neuer.

Kujtojmë se Liverpooli po kalon në formë të mirë këtë sezon në Premierligë për dallim Bayernit që nuk po tregon rezultate të mira në Bundesligë.