Bayern ishte edhe një herë i papërmbajtshëm, duke shkatërruar Dinamo Kiev pa mëshirë (5-0), në atë që ishte ndeshja e tyre e 24-të radhazi që kjo skuadër shënon në Ligën e Kampionëve.
Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Bayern, ishte shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, ku tha se i pëlqen motivi që kanë futbollistët e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam i kënaqur me volumin e rezultatit. Nuk është gjithmonë e lehtë të mbash përqendrimin tënd të lartë pas një goli kaq herët. Ne arritëm të shënonim gola të shkëlqyeshëm dhe ishte e rëndësishme që nuk pranuam gol ”, theksoi ai.
“Ne jemi të vetëdijshëm, dhe kjo përfshin të gjithë lojtarët, se ne mund dhe duam të bëjmë më shumë. Edhe pas golit të pestë, ne donim të shënonim më shumë gola”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


