Sporti

Bayerni mposht Dortmundin në Superkupën e Gjermanisë

08/05/2017 23:06
nga:A. R.

Koha e rregullt e Superkupës së Gjermanisë mes mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut përfundoi me rezultat 2-2. ndërsa fituesi u përcaktua në penallti.

Në pjesën e parë shënuan Christian Pulisic (12’) dhe Robert Lewandowski (18’). Kurse në të dytën Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 70-të, ndërsa Joshua Kimmich barazoi në minutën e 88-të.

Fituesi u mësua me anë të penalltive, ku bavarezët fituan 4-5 nga pika e bardhë.

Në penallti për Bayernin shënuan: Lewandowski, Ribery, Rudy, Vidal dhe Sule, ndërsa penalltinë e vetme e humbi Kimmich.

Në penallti për Dortmundin shënuan: Dembele, Philipp, Aubameyang, Castro. I pasaktë u tregua Rode dhe në fund Marc Barta.

Kjo ishte hera e gjashtë që Bayerni e fiton Superkupën e Gjermanisë, hera e fundit ishte në vitin 2012. /Telegrafi/

06/16/2020 13:19

Hansi Flick sonte për titullin e parë me Bayernin