Sporti

Bayerni çdo herë e më afër titullit, Dusseldorfi ngec sërish – Paderborni me një këmbë në Bundesliga 2

06/06/2020 17:28
nga:M K

Bundesliga ka hyrë në fazën më interesante të edicionit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në fund të sezonit 2019/2020, gjërat veçse kanë filluar të qartësohen, përcjell GazetaBlic.

Bayerni i Hansi Flick është vetëm dy fitore larg titullit. Bavarezët triumfuan në udhëtim te Bayer Leverkusen me rezultat 2-4, për të shkruar kështu në kuotën e 80 pikëve, 10 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dusseldorfi i Valon Berishës lujti baras 2-2 me Hoffenheimin, për të ngecur në luftën drejt arritjes së objektivave, pra mbijetesës.

Në anën tjetër, Paderborni thuajse është në Bundesliga 2, pasi luajti baras 1-1 si mysafir i Leipzigut, me ç’rast tashmë është një hap larg divisionit të dytë të futbollit në Gjermani.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të orës 15:30 dhe renditja tabelare.

Bayer Leverkusen – Bayern Munchen 2-4

Dusseldorf – Hoffenheim 2-2

Eintracht Frankfurt – Mainz 0-2

Leipzig – Paderborn 1-0

/GazetaBlic/

06/27/2020 17:25

Bundesliga mbyll perden | Werderi në “Play Out”, Fortuna Dusseldorf në Bundesliga 2