Sporti

Bayerni bindshëm, ruan distancën me përcjellësin e parë, Dortmundin

05/23/2020 20:42
nga:M K

Bayerni ka mposhtur me rezultat bindës 5-2 Eintrachtin e Frankfurtit, për ta ruajtur distancën me përcjellësin e parë, Dortmundin.

Skuadra e Flick me këtë fitore shkon në kuotën e 61 pikëve, 4 më shumë se Dortmundi, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të edicionit, përcjell GazetaBlic.

Goretzka hapi serinë e golave në minutën e 19, para se Muller ta dyfishojë atë pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Lewandowski shënoi me të filluar pjesa e dytë për 3-0, para se mysafirët të ngushtojnë epërsinë në 3-2 brenda vetëm tre minutave. Hinteregger rihapi gjithçka duke shënuar në minutat 52 dhe 55, por kjo ishte gjithçka që mysafirët treguan.

Davies në të 61-tën realizoi për 4-1, para se një çerek ore lojë para fundit, Hinteregger të shënojë autogol dhe t’i regjistrojë shifrat përfundimtare, Bayern 5, Eintracht 2.

Javën e ardhshme, do të zhvillohet mbase edhe dueli që mund të vendos gjithçka. Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi do të jetë nikoqir i Bayernit.

/GazetaBlic/

05/30/2020 20:38

33 minuta lojë, kjo është nota e Valon Berishës pas paraqitjes së sontme ndaj Bayernit