Sporti

Bayern nuk po vendos për James Rodriguezin, e ardhmja e tij ende në diskutim

03/15/2019 19:06
nga:Ideal

Real Madridi nuk e ka në plan ta rikthejë James Rodriguezin në skuadër.

Kolumbiani që është i huazuar që dy vjet te Bayern Munich, pritet të shitet nga klubi madrilen, shkruan GazetaBlic.

Drejtuesit e klubit të Real Madridit, janë duke pritur përgjigjen e Bayern Munich, nëse do ta blejë përfundimisht lojtarin.“Mbretërit” i kanë caktuar çmimin prej 50 milionë euro lojtarit.

Rodrigues përveç këtyre klubeve po kërkohet edhe nga gjigantët e Premierligës, dhe këtë verë prite të vendoset për fatin e tij.

/GazetaBlic/