Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.
Pas dy super përballjeve mbrëmjen e kaluar, sonte në program janë edhe dy ndeshje të tjera fantastike, shkruan GazetaBlic.
Bayern Munich e pret PSG në “Allianz Arena”. Pritet një super ndeshje në mes dy skuadrave që ishin finaliste në edicionin e kaluar të këtij kompeticioni.
Skuadra e Hansi Flick kishte triumfuar duke e fituar një edicion shumë interesant, që u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme pandemike.
PSG do të synojë që në krye me Mauricio Pochettinon të kalojë tutje, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një gjigantit gjerman.
Këto janë formacionet mundshme për këto dy takime.
Robert Lewandowski pritet të jetë mungesa e madhe në formaci0nin e bavarezëve.
Bayern (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting

PSG (4-2-3-1): Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, Gueye; Di Maria, Draxler, Mbappe; Neymar

/GazetaBlic/


