Sporti

Bayern-i blen për 7.5 milionë euro stadiumin e Unterhaching

12/12/2025 14:37
nga:Mergim Rreci

Parku sportiv i Unterhaching mund të konsiderohet i FC Bayern-it pasi në ditët e kaluara bashkia e qytetit të vogël pranë Mynihut ka miratuar ofertën që i ka bërë klubi bavarez.

Në këtë marrëveshje klubi i Bayern-it diskutoi çmimin e vendosur duke paguar rreth 250.000 mijë euro më pak pasi gjendja e sektorit lindor të impiantit kishte nevojë për ndërhyrje strukturore.

Siç ishte lajmëruar Sportpark Unterhaching do të jetë shtëpia e re e skuadrës së femrave të FC Bayern-it.