Baton Zabërgja po kalon momente spektakolare në Kampionatin Shqiptar tek skuadra e Dinamos.
Sulmuesi i njohur kosovar ka “shpërthyer” që nga emërimi i Ilir Dajës si trajner i ekipit të Dinamos dhe tashmë duket se po bën gjithçka mirë në Shqipëri, duke lënë gjurmë në secilin ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.
Zabërgja këtë sezon ka shënuar tetë gola deri tani, duke kryesuar listën e golashënuesve, bashkë me veteranin, Bekim Balaj.
Edhe dje, 23 vjeçari ishte protagonist ndaj Vllaznisë, ku realizoi një eurogol, për t’i dhuruar avantazhin ekipit të tij. Dinamo në fund triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Pas paraqitjeve fantastike me Dinamon, Zabërgja u ftua tek Kosova në ndeshjet e nëntorit, por fatkeqësisht nuk pati minuta.
Forma e tij e mirë normalisht që gëzon edhe trajnerin Foda, pasi mund të jetë opsion në fazën ofansive nëse vazhdon kështu.
/GazetaBlic Sport/


