Uncategorized

Baton Haxhiu s’i ndahet Thaçit, shkon me te në Berlin

04/28/2019 17:33
nga:A. R.

Gazetari Baton Haxhiu ka udhëtuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi në Berlin. Ai ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës në kohën kur Presidenti po përfundonte konferencë për gazetarë ku tha se në Gjermani shkon për të kërkuar bashkimin e Luginës me Kosovën.

Baton Haxhiu ka vendosur të shkojë bashkë me Hashim Thaçin në Berlin.

Drejtori i Klan K ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinë në kohën kur Presidenti po mbante një konferencë për gazetarë. Aty, Shefi i Shtetit ka përsëritur idenë e tij për korrigjim kufijsh, duke kërkuar që edhe në Berlin të flitet për bashkimin e Luginës ë Preshevës me Kosovën.

Baton Haxhiu, është njëri prej përkrahësve të idesë së Thaçit për korrigjim e ndryshim kufijsh me Serbinë.

Kohëve të fundit, Haxhiu është akuzuar nga ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, se gazetari nga Kosova është bërë argat i Serbisë në Prishtinë.

Haxhiu ka thënë se Sali Berisha ka marrë pjesë në shitjen e një dosje te Gjykata Speciale në të cilën inkriminoheshin si vrasës Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Baton Haxhiu përpos afërsisë me Thaçin i qëndron afër edhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta