Lajme

Baton Haxhiu: Ky është dënimi i Klan Kosovës për Frashër Krasniqin dhe Milaim Zekën

09/29/2017 23:14
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka bërë të ditur se televizioni i tij ka marrë një vendim për dy deputetët të cilët sot u përfshinë në përleshje fizike në emisionin e drejtpërdrejt “Info Magazine”.

Në emisionin “Analiza Zgjedhore”, Haxhiu ka bërë të ditur se Klan Kosova do të dënojë deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

“Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka do të dënohet që të mos marrin pjesë në Klan Kosova deri më 15 janar të vitit të ardhshëm (2018)”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka fajësuar edhe stafin e Klan Kosovës, konkretisht moderatorin, për menaxhim jo të mirë të situatës.

Më poshtë mund të shihni pamje nga përplasja fizike e deputetëve Krasniqi dhe Zeka:

11/20/2017 10:41

Frashër Krasniqit pas dënimit nga gjykata, edhe kjo mund t’i ndodhë