BLIC.TV

Baton Haxhiu komenton përgjimet e Zaevit: 10 komunat e Kosovës nuk janë pjesë e ndonjë skenari

07/12/2019 22:04
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu në emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin, i fundit episodë për këtë sezon, ka komentuar përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili kishte rënë pre e dy komedianëve rus, ku kishte theksuar se Kosova do të ndahet, duke ia dhënë 10 komuna Serbisë, dhe se ky plan, ishte rus.

Baton Haxhiu ka thënë se Zoran Zaev ishte i padijshëm dhe komik, raporton Gazeta Blic.

Ai ka mohuar të jenë 10 komunat e Kosovës pjesë e ndonjë skenari apo konspiracioni duke thënë se ato nuk kanë qenë në agjendë të Rusisë, ngase asaj i duhet status-quoja e as të Turqisë, ngase siç tha ai, shteti turk nuk ka nevojë ta gjejë referencën në Kosovë për Qipron dhe e ka zgjedhur atë çështje.

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu e ka vlerësuar Zaevin si të padijshëm në gjeografi dhe në historinë politike.

Haxhiu ka vlerësuar edhe roli i shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë, duke thënë se pa ta nuk do të ishte kjo Maqedoni.

Ndryshe, pas publikimit të përgjimeve, Zaev e kishte thirrur në telefon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku kishte kërkuar falje, dhe se kishte thënë, që për këtë skenar ka dëgjuar nga Sputniku rus.