BLIC.TV

Baton Haxhiu: Kemi dy enklava, Luginën e Preshevës dhe Veriun e Kosovës

07/12/2019 22:59
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu në emisionin “Blic Interview”, me Astrit Gashin ka theksuar se kemi dy enklava, një në Luginë të Preshevës dhe një në Veri të Kosovës.

“Të dy këto enklava, janë produkt i rrezikshëm për të gjitha shtetet”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Haxhiu ka thënë se nëse 120 mijë banorë, kanë humbur peshën e tyre, duke ardhur në Gjilan e Fushë Kosovë, dhe atje nuk na mbetet asgjë. Dhe shton ai, në anën tjetër, veriu i Kosovës, vazhdon edhe më shumë të largohet nga Kosova.

Prandaj, sipas tij, duhet të ndodhë shkëmbimi i territoreve, në mënyrë qe të zgjidhen problemet.

“Bardhyli, duke mos sqaruar asgjë, me asnjë argument, na sjellin kështu…”, tha ai.