• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Baton Haxhiu flet ekskluzivisht për “Blic Interview me Astrit Gashin”! (Emisioni i plotë)

11/09/2018 17:09
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Klan Kosovës, dhe njeriu që ka marrë pjesë në secilin zhvillim politik në 20 vitet e fundit, Baton Haxhiu është i ftuar në emisionin e dytë “Blic Interview” me Astrit Gashi, që do të transmetohet sonte nga pra 22:00, në faqen e Facebookut të gazetablic.com.

Në këtë intervistë ekskluzive, Baton Haxhiu për herë të parë e zbulon planin për bashkimin konfederativ ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Haxhiu, i cili është ndër mbështetësit e paktë të idesë së presidentit Thaçi për “korrigjimin” e kufijve me Serbinë, thotë se nga ky proces, shteti i Kosovës do të njihej edhe nga shteti serb, Kosova do të fitonte ulëse në OKB, dhe më nuk do ta kishte mbi “kokë” Rezolutën 1244.

Sipas tij, më shkëmbimin e territoreve Kosova nuk do ta humb territor.

Haxhiu në këtë intervistë ka një koment interesant për kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ekskluzivisht në “Blic Interview”, Baton Haxhiu zbulon sondazhin e bërë para disa javësh.

Ai tregon se kush është partia e parë politike në vend, sipas këtij sondazhi.

Befasi do të jetë PSD-ja e Shpend Ahmetit.

Ju ftojmë të na ndiqni emisionin nga ora 22:00, live në faqen e Facebookut të gazetablic.com, ku Baton Haxhiu, flet Ekskluzivisht për:

Pse Baton Haxhiu mendon se duhet të ketë Konfederatë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe kur pritet të ndodhë?

A u hap në Beograd nga Vuçic, në takim me Ramën teza e shkëmbimit të territoreve?

A e takoi Hashim Thaçi këtë temë derisa po interesohej për Gjykatën Speciale?

Pse Haxhiu është skeptik se Ramush Haradinaj nuk do të mbajë fjalën për shkëmbimin sikur për demarkacionin?

Çka mendon ai për Kadri Veselin dhe cili është gabimi më i madh i tij?

Ekskluzive në  “Blic Intervieë” me Astrit Gashi, Baton Haxhiu shpalosë për herë të pare edhe sondazhet e partive politike, të realizuara muajin e kaluar!

– Cila parti është e para?

– A ka lëvizje nga lista dhe a po arrin LDK ta mban primatim dhe me çfarë shifrash tani?

– Çka mund ta rrezikoj LDK-në në të ardhmen?

-A mundet Isa Mustafa ta dërgojë LDK-në drejt fitores së zgjedhjeve dhe kush do të duhej të ishte lideri i ri i partisë?

– Cili është opsioni shpëtues për PDK-në?

-A mund të ketë sipas sondazhit një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe VV-në?

-A mund të ketë koalicion mes PDK-së dhe Nisma-s, dhe cilat do të ishin efektet?

-A e kalon PSD pragun zgjedhor?

-Kush është në Parlament dhe kush jo nëse zgjedhjet do mbaheshin sot.

11/15/2018 08:51

Bëhet publike video e punëtorit të Bechtel Enkas, i cili mbeti i varur për disa orë në vinç