Lajme

Baton Haxhiu e quan Albin Kurtin “frikacak” për krijimin e qeverisë

01/13/2020 18:11
nga:B. D

Gazetari, Baton Haxhiu, ka folur për zhvillimet e fundit për mosmarrëveshjen e VV-së dhe LDK-së.

Haxhiu ka thënë se faji për vonesa në formimin e qeverisë bie mbi partinë fitues të zgjedhjeve.

“Fituesi duhet të jetë më tolerant dhe me faktin se është përcaktuar për një koalicion me një parti pra me LDK dhe fajsia bjen mbi partinë fitues”, ka thënë ai.

Tutje Haxhiu ka thënë se Albin Kurti që në start ka krijuar diskurs poshtërues ndaj LDK-së.

“Që në start krijon me një diskurs opozitar më partnerin, diksursi i poshtnimit ende pa filluar qeverisja”, u shpreh ai.

Po ashtu sipas Haxhiut, Kurti thotë së ka frikë për të udhëhequr me vendin

“Frika e kryeministrit të ardhshëm të Kurtit për tu ballafaquar me temat që i kanë mbetur në dorë e që i ka kundërshtuar për 15 viteve e që tani do të ballafaqohet”, u shpreh ai.

11/27/2020 23:36

Kurti: Ndryshimi për Podujevën vjen me Shpejtimin dhe VV-në