Sporti

Batatina takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, diskutojnë për sigurinë në futboll

09/23/2020 11:35
nga:M K

Llapi sot zhvillon ndeshjen e parë të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Para duelit, trajneri i skuadrës nga “Zahir Pajaziti”, Tahir Batatina ka shfrytëzuar rastin që të takohet me ministrin e punëve të brendshme, përcjell GazetaBlic.

Këtë e konfirmoi vetë Batatina përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

“Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e punëve të brendshme, z. Agim Veliu, diskutuam për shumë çështje në nivel të përgjithshëm në të mirë të qytetarëve dhe rinisë tonë.

Duke e ditur se udhëheqi një pjesë të rëndësishme të aktivitetit sportiv, të futbollit, diskutuam që sa më shumë të organizohemi që klubet dhe skuadrat tona të na përfaqësojnë denjësisht në garat e Evropës.

Ministri Agim Veliu u nda i kënaqur me punën që është duke bërë Kryesia e K.F. Llapit duke ngritur dhe avancuar futbollin llapjan, duke krijuar kushte moderne të infrastrukturës, njoftova ministrin për punimet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’, për organizimin e skuadrës që t’i arrijmë objektivat e klubit dhe qytetësit.

Ministri shprehi përkrahjen e tij për të na ofruar siguri të gjithë sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës që të jemi shembull i mirë për shtetet e Evropës.

Në fund të vizitës, Ministri më uroj suksese këtë kampionat me K.F. Llapin dhe avancimin e futbollit llapjan”, ka shkruar Batatina.

/GazetaBlic/

10/08/2020 13:54

Agim Veliu ngacmon VV-në: Mos ju ka humbur diçka në aksionin në Karaçevë?