Sporti

Batatina nervozohet pas humbjes: Këta janë dy lojtarët që ai fajëson

11/09/2019 15:12
nga:L I

Ekipi mysafir, Prishtina ka mundur Llapin me rezultat 1-4, shkruan GazetaBlic.

Trajneri i Llapit ka shpërthyer keq pas humbjes, ndërsa ka vënë dhe gisht në dy lojtarë të ekipit të tij, madje ai u shpreh se lojtarët e tij u futen në fushë me vetëbesim të madh.

“Lojtarët u futën në ndeshje sikurse e kanë të fituar ndeshjen. Lojtarët patën vetëbesimin e ndeshjes me Ballkanin, ndërkohë që kjo ndikoi që ne sot ta humbasim ndeshjen. Kjo nuk iu falet lojtarëve, por në ditët në vijim do ta bëjmë analizën e lojës dhe të shohim se ku kemi gabuar. Na mungon një lider në repartin defansiv dhe një golashënues në repartin e sulmit. Sebino Plaku është jashtë elementit për lojë, ai ka menduar që në Kosovë do ta ketë shumë lehtë, por këtu luhet futbolli shumë i fortë dhe ai nuk po mund të adaptohet”, deklaroi Batatina për “Super Sport Kosova”.

Trajneri i LLapit pati kritika edhe për Afrim Ademi, ndërsa përmendi dhe mungesat e dy futbollistëve, Bujar Idrizit dhe Bledar Hajdinit.

“Jemi munduar ta mbajmë ekipin me këmbë tokë, të shfaqim maksimumin, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke parashikuar. Gjërat na u kanë vështirësuar që nga lëndimi i Bujar Idrizit dhe ‘gardianit’ Bledar Hajdini, pozita të cilat vazhdojnë të jenë kyqe për ne, sidomos në portë. Nuk mund të them që fajtor kryesor është portieri, por neve na nevoitet një portier cilësor”, përfundoi ai.

/GazetaBlic