Sporti

Batatina ironizon me humbjen e Barcelonës: Po të ndodhte në Kosovë, do të ndërhynte prokuroria

08/15/2020 09:15
nga:M K

Pas presidentit të Skenderbeut, Ardian Takaj, i cili ironizoi me humbjen e Barcelonës 8-2, teksa e krahasoi me humbjen e Skenderbeut nga Sportingu, 5-1.

Ndërkaq, ai nuk ishte i vetmi nga opinioni mbarëshqiptar që reagoi lidhur me poshtërimin që Bayerni ia bëri Barças, përcjell GazetaBlic.

Tekniku i Llapit, i kritikuar bashkë me skuadrën për lojë pa angazhim ndaj Trepçës’89 në kuadër të javës së 32 të elitës kosovare të futbollit, tha se po të ishte ky rezultat, pra 8-2 në Kosovë apo Shqipëri, do të reagonin të gjithë analistë, gazetarë e tifozë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Po të ndodhte në futbollin e Kosovës ose Shqipërisë rezultati i ndeshjes Barcelona-Bayern Munich 2:8 çfarë do ndodhte? Do ngriheshin në këmbë të gjithë, analistë, gazetarë, tifozë etj, si dhe prokuroria do fillonte menjëherë sonte hetimet.

Me një fjalë ne Kombi Shqiptar jemi kështu kah të sillemi e qëllojmë vetën shuplakë pa pasur asgjë.

Ky është futbolli, duhet të mësohemi edhe me rezultate të tilla sepse në futboll ndodhin befasitë dhe për atë shkak është sporti më i popullarizuar në botë. T.B

Po të ndodhte në futbollin e Kosovës ose Shqipërisë rezultati i ndeshjes Barcelona-Bayern Munich 2:8 çfarë do ndodhte?…

Publiée par Tahir Batatina sur Vendredi 14 août 2020

/GazetaBlic/

09/23/2020 11:35

Batatina takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, diskutojnë për sigurinë në futboll