Sporti

Batatina i ç’orientuar, një xhiro e lavdëron futbollistin e tij, xhiron tjetër e kritikon ashpër

11/09/2019 16:49
nga:M K

Tahir Batatina vazhdon me deklaratat e tij kundërthënëse.

Përderisa javën e kaluar e lavd♪7roi Sebino Plakun, për të cilin tha se është i pandalshëm, këtë xhiro ai pati kritika të shumta për futbollistin nga Shqipëria, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për Sebino Plakun, për të cilin trajneri kosovar nuk kurseu fjalë:

“Lotarët u futën në ndeshjen sikurse ta kenë fituar atë. Lojtarët patën vetëbesimin e ndeshjes me Ballkanin, ndërkohë që kjo ndikoi që ne sot ta humbasim ndeshjen. Kjo nuk iu falet lojtarëve, por në ditët në vijim do ta bëjmë analizën e lojës dhe të shohim se ku kemi gabuar. Na mungon një lider në repartin defansiv dhe një golashënues në repartin e sulmit. Sebino Plaku është jashtë elementit për lojë, ai ka menduar që në Kosovë do ta ketë shumë lehtë, por këtu luhet futbolli shumë i fortë dhe ai nuk po mund të adaptohet”, deklaroi fillimisht Batatina për “Super Sport Kosova”.

“Jemi munduar ta mbajmë ekipin me këmbë tokë, të shfaqim maksimumin, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke parashikuar. Gjërat na u kanë vështirësuar që nga lëndimi i Bujar Idrizit dhe ‘gardianit’ Bledar Hajdini, pozita të cilat vazhdojnë të jenë kyqe për ne, sidomos në portë. Nuk mund të them që fajtor kryesor është portieri, por neve na nevoitet një portier cilësor”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

05/11/2019 18:16

Batatina: Federata është e korruptuar, prandaj kemi kërkuar gjyqtarë ndërkombëtarë