Sporti

Bastien Toma demanton lajmin ku Kosovën e sheh si “gomë rezervë”

09/07/2021 12:55
nga:Mergim Rreci

Lojtari i Genkut, Bastien Toma në një intervistë për kosova.info ka demantuar raportimet e fundit të mediave të ndryshme vendore e të huaja, të cilat raportuan se Bastien Toma Kosovën e sheh si “gomë rezervë” dhe se dëshira e tij është të luaj për Zvicrën.

Bastien Toma për kosova.info ka deklaruar se lajmet e fundit të cilat kanë qarkulluar në shumicën e mediave vendore janë të pa vërteta, e vërteta sipas Tomës është se ai për mediumin zviceran “RhoneFM” ka deklaruar që ende nuk ka vendosur se cilin ekip kombëtar ta përfaqësoj dhe se fokusin kryesor i tij është të ketë sukses me ekipin e Genkut.

Toma ka deklaruar që ende nuk pa pasur asnjë takim zyrtar me asnjërën kombëtare, mirëpo një takim me përfaqësues të Federatës se Futbollit të Kosovës mund të ndodh së shpejti.