Lajme

Bashkohet “Vetëvendosje”: Shpend Ahmeti shihet pranë Albin Kurtit në homazhet e sotme

02/10/2018 14:17
nga:M H

11 vjetori i vdekjes së dy aktivistëve të Vetëvendosjes Arben Xheladinit e Mon Balajt, ka bashkuar anëtarët e këtij subjekti politik, raporton Gazeta Blic.

Lideri i kësaj parti Albin Kurti së bashku me Shpend Ahmetin, janë parë së bashku duke bërë homazhe te pllaka përkujtimore ku kanë rënë aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Ndërkaq, Vetëvendosja tash e një kohë është duke u përballur me disa probleme, nga ky subjekt politik kanë dhënë dorëheqje një numër i madh anëtaresh. Madje në opinon po njihen si dy grupe, grupi Molliqaj dhe ai i Albin Kurtit.

Por pavarësisht këtyre etiketimeve, nga të dorëhequrit ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar se janë duke formuar një parti të re.

Theksojmë që kjo parti në janar mbajti zgjedhjet e brendshme, ku kandidat i vetëm ishte Albin Kurti, i cili edhe mori mbi 90% të votave./GazetaBlic./

 

 

02/22/2018 16:44

Problemi i demarkacionit: Ky është paralajmërimi i Vetëvendosjes