Sporti

Bashkimi befasohet nga Feronikeli, derisa mbyllet pjesa e parë në duelin Rahoveci – Peja

12/21/2019 19:51
nga:M K

Bashkimi është befasuar nga Feronikeli, me ç’rast prizrenasit në cilësinë e vendasit kanë regjistruar edhe humbjen e pestë, krahas 11 fitoreve.

Mysafirët fituan pas vazhdimit të parë, 99 – 97, derisa dueli i rregullt u mbyll 77-77, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, para pak çastesh u mbyll pjesa e parë në “Mizahir Isma”, ku rezultati në semafor shënon 50-53. Rahoveci pati epërsi deri në fund, por që nuk arriti ta mbajë, madje e lëshoi krejt në sekondat finale.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në dy çerekët përfundimtarë.

/GazetaBlic/

03/16/2020 12:57

Situatë e tensionuar në Pejë për miell, intervenojnë edhe Policia