Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.
Bashkim Ajdini është emri më i ri që i është bashkuar kombëtares së Kosovës.
Ajdini luan tek skuadra e Osnabruck në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Ai ka zhvilluar rreth 27 paraqitje për skuadrën gjermane në këtë edicion, atje ku ka shënuar edhe një gol.
Ai është 28 vjeçar dhe ka luajtur edhe tek disa skuadra tjera gjermane.
“Të ftohesh nga kombëtarja e vendit tim për herën e parë sigurisht që më mbush me krenari. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë ai menjëherë pasi që u publikua lista.
Bashkim Ajdini ist erstmals vom kosovarischen Fußballverband für zwei Länderspiele nominiert worden. ?
Zur Meldung
? https://t.co/7kekqYhe2N#vfl1899 pic.twitter.com/HwXvKaDWCS— VfL Osnabrück (@VfL_1899) May 25, 2021


