Showtime

Bashkëshortja i bën dedikimin plot dashuri Justin Bieber-it

04/18/2019 09:23
nga:L I

Hailey Bieber ka bërë një dedikim plot dashuri për bashkëshortin e saj, Justin Bieber, shkruan GazetaBlic.

22 vjeçarja publikoi një mesazh të ëmbël kushtuar “shokut” të saj 25 vjeçar.

“Dashuria ime yi je një njeri i jashtëzakonshëm, ti më bën mua njeri më të mirë, më bën më të lumturën që kam qenë ndonjëherë. Jam krenare për atë që je, dhe atë që je duke u bërë.. Të dua më shumë çdo ditë”, shkroi Hailery Bieber në Instagram.

Tashmë, që kur çifti u kurorëzuan, Hailey ka marrë edhe mbiemrin e reperit “Bieber”, dhe çifti ka pak javë që kanë blerë edhe shtëpinë e tyre të parë në Los Angeles./GazetaBlic