Cult

Bashkëshortja e Kadaresë flet për Kosovën, krenare për çmimin e dhënë (VIDEO)

04/06/2017 20:45
nga:M H

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare erdhi në Prishtinë për të marrë çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili iu nda nga Ministria e Kulturës së Kosovës.

Ai me të marrë këtë çmim, tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon, dhe se ky mbetet çmimi më i çmuar për të.

“Është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe çmon më shumë se çdo gjë tjetër. Falënderoj Kosovën, ju në radhë të parë lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtet i nderuar dhe këto fjalë janë pak si klishe kudo në botë dhe i lumtur që marrë këtë çmim, por më besoni ky çmim i dhënë në Kosova ka domethënie më tepër se një çmim, ka kuptim me tepër se një çmim për mua dhe rrjedhimisht më jep kënaqësi me tepër se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës.

Bashkëshortja e shkrimtarit Helena Kadare tha se ndarja e këtij çmimi është një emocion I pa përshkruar për vetë faktin se u nda në Kosovë.
E lexuesit që për vite me radhë lexojnë librat e tij thanë se janë me fat që biblotekat tona janë të pasura me libra të një shkrimtari të madh si Kadare.

 

12/15/2018 21:27

“Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq!”