Showtime

Bashkëshortja e Ardit Gjebreas feston ditëlindjen

02/02/2020 12:42
nga:N S

Anila Gjebrea ka festuar ditëlindjen në një aheng të organizuar me miqtë dhe familjarët e saj.

Në mbrëmjen e së shtunës familja Gjebrea kanë organizuar një festë për ditëlindjes e ‘mbretëreshës’ së tyre Anila Gjebrea.

Bashkëshortja e moderatorit Ardit Gjebrea për këtë datë të veçantë ka ftuar miqtë e saj dhe në mesin e tyre ishin edhe disa këngëtarë të njohur për publikun shqiptar.

Ishte i biri i saj Joni ai i cili ia uroi ditëlindjen ndër të parët duke ndarë disa imazhe nga ahengu i organizuar, dhe në foton ku shihej bashkë me të ëmën kishte shkruar “Gëzuar mbretëreshë”.

Duket se e shtuna e 1 shkurt 2020 do mbetet gjatë në memorien e Anilës, pasi nga fotot që shohim qenka bërë goxha atmosferë.

https://www.instagram.com/p/B8CwinfAxtC/?utm_source=ig_embed

06/07/2020 17:00

Urimi i Aurela Gaçes me rastin e ditëlindjes së Ardit Gjebresë