Showtime

Bashkëshorti i saj në kërkim, arabi i pasur i shpreh dashurinë Angeles

06/09/2019 13:54
nga:Natyra

Së fundmi martesa e Angela Martinit dhe miliarderit rumun Dragos Savulescu ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Shkak është bërë fakti që Angela nuk ka postuar foto me Dragosin prej disa muajsh dhe se miliarderi e ka mbyllur profilin e tij në Instagram.

Biznesmeni akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro.

Mirëpo, para 3 ditësh Angela ka publikuar një foto të saj në Instagram dhe të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i një djali të quajtur Mohamed, i cili është një ndër personalitetet e njohur të modës dhe jetës luksoze në Arabi dhe punon për revistën ‘Harper Bazzar ‘atje.

“Të dua” i ka shkruar Mohamed modeles, ndërkohë që i ka vendosur dhe disa emoji me zemra, Nga ana tjetër, Angela thjesht ka reaguar duke e pëlqyer komentin e tij.

06/25/2019 22:10

Angela Martini ‘zjarr’ në fotografinë e fundit, vë në pah belin dhe linjat e bukura