Showtime

Bashkëpunëtorët ngushëllojnë aktorin e njohur me dhimbje dhe pikëllim të thellë

12/09/2017 11:17
nga:N S

Pas lajmit të vdekjes së aktorit të njohur, Blerim Peci kanë filluar mesazhet e ngushëllimit nga fansat e shumë, fytyrat publike e madje edhe politikanët.

Ndër ta nuk kanë munguar as koleget e aktorit të cilët përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjetet sociale kanë shprehur pikëllimin e thellë që ndjejnë për humbjen e kolegut.
Kushtrim Sheremeti, aktori i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shprehur trishtimin për vdekjen e mikut të tij, Blerimit. “Lajm i trishto vdekja e Belit! Prehu në paqe dost” ka shkruar ai.

Të njejtin veprim e ka bërë edhe bashkëpunëtori i Blerimi, Arianit Terpeza i cili ka ngushëlluar për vdjeken e mikut dhe ‘drejtorit’ të tij.

 

“U prehsh n’paqe Drejtor” ka shkruar Arianiti shumë i pikëlluar për ndarjen e hershme nga jeta të Blerimit.

Ndryshe, Blerimi la pas tij gruan me dy fëmijët dhe një karrierë të pasur artistike.

 

04/24/2018 16:39

Vendi ku u gjet i vdekur në veturë aktori Art Kurti