Lajme

Bashkë të vendosur kundër taksës, Haradinaj i palëkundër

03/14/2019 20:32
nga:Gazeta Blic

Stuhia e vizitave me mision të veçantë nisi ditën e fundit të muajit shkurt

Atë ditë në Kosovë, zbarkuan zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë amerikane, John Erath dhe Bred Berkley.

Po nga Washingtoni në takim me krerët e shtetit në Prishtinë, në mënyrë më private në rezidencën e ambasadorit amerikan, u takua njeriu i tretë i Departamentit të Shtetit David Hale , më 9 mars .

Pas amerikanëve radha qe e europianëve.

Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg Dy këshiltarët kryesor për politik të jashtme të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, vizituan Kosovën më 11 Mars.

Vizitat e të dërguarve ndërkombëtar kulmuan të mërkurën, me ardhjen e Richard Moore , drejtori gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.