Lajme

Basha: Vetting me Ramën dhe Xhafajn! Njësoj si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë

01/13/2018 10:55
nga:Gazeta Blic

Në 105 vjetorin e krijimit të policisë shqiptare, kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në shtëpinë e komisarit të vrarë Artan Cuku.

Teksa shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë me uniformë që përmbushin me përkushtim e sakrificë detyrën e tyre, Basha u shpreh se të bësh vetting me Xhafën e Ramën është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë.

“Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik.

Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku.

Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit.

Nëse më parë policët ndodheshin në ballë të luftës sot kriminalët ndodhen në kupolën e policisë. Shqipëria është në këtë gjendje sepse Policia e Shtetit është dorëzuar nga politika, pushteti i korruptuar krimit dhe veprimtarisë kriminale.

Shërbimi më i madh ndaj burrave dhe grave nën uniformë të bashkohemi në një aleancë vlerash të shporrim krimin në pushtet. I bëj thirrje çdo burri dhe gruaje nën uniformë të gjejë forcën”, tha Basha.

10/22/2018 10:22

Rama: Shqipërinë do ta bëjmë vend të pajetueshëm për kriminelët