Lajme

Basha u bën thirrje aleatëve për protestën e nesërme

12/17/2017 18:54
nga:Gazeta Blic

Kreu i PD-së, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje aleatëve që nesër të jenë në protestën që organizohet nga ana e opozitës.

Basha ka thënë se aleatët e vegjël opozitarë dhe të gjithë qytetarët që ndihen të nëpërkëmbur nga qeveria duhet të jenë të pranishëm në protestë. Basha ka theksuar se reagimi qytetar duhet të jetë sot më i fortë se kurrë.

Ai tha se kjo qeveri e krimit për të mbuluar zullumet e veta zgjedh edhe kryeprokuror të ri, pikërisht në kohën që janë duke u hapur dosjet më të nxehta politike në vend.

“Në kohën që janë duke u hapur dosje të nxehta për funksionarë të lartë të kësaj qeverie mafioze dhe banditeske, Edi Rama zgjedh edhe kryeprokurorin dhe se me këtë gjë që ai bën, mbulon njëherë e mirë zullumet e tij.

Duhet ndalur ky kryeministër që do edhe drejtësinë për vete, pasi ministrat e tij dhe njerëzit e afërt kanë rezultuar si të përfshirë në afera kriminale dhe në drogë”, tha Basha.

01/16/2018 19:05

E jashtëzakonshme: Ekipi italian, Milan bën diçka të madhe për tifozin shqiptar