Lajme

Basha tregon se çka e paralajmëroi Escobari

12/10/2021 10:25
nga:M K

Kryetari i PD’së, Lulzim Basha, tha se zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka pohuar që pas Berishës do të ketë emra të tjerë politikanësh që do të shpallen “non grata”.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ndërsa komentoi kuvendin e paralajmëruar nga Berisha më 11 Dhjetor, Basha tha se kjo është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës.

Ndërkohë sipas Bashës i vetmi Kuvend Kombëtar i PD-së është ai i 18 dhjetorit, raporton abcnews.al.

“Asgjë nuk do të ndodhë më 11 Dhjetor. Ashtu siç i foli sot koshienca, nuk ka kuvend në datën 11, ka tubim, ku me siguri mund të ketë demokratë të manipuluar nga Berisha, ka faktorë që duan ta përçajnë PD, është Rama, trekëndëshi i Bermudës.

Sepse Rama e di fare mirë që me një Sali Berisha non grata asgjë nuk mund të lëvizë, sepse e di shumë mirë që pas Berishës siç është paralajmëruar sot nga Esbocar radhën e kanë të tjerët. Është kuvendi kombëtar më datë 18, aty është kuvendi i vërtetë. Berisha të vijë në kuvendin e demokratëve më 18 Dhjetor. Më 11 Dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës”, tha Basha.