Lajme

Basha, Ramës: Evropa të ka refuzuar, ti ke dështuar

10/21/2019 16:57
nga:B. D

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” i përgjigjet Ramës, duke i thënë se ai tashmë ka dështuar dhe ka ardhur koha që të përballet me këto dështime.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Evropa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”, shkruan Basha.

Lideri i opozitës në Shqipëri i drejtohet kryeministrit duke i thënë se Evropa e ka refuzuar tanimë edhe shqiptarët do ta refuzojnë.

“Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

“Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Evropa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, ka shkruar Basha në Twitter.