Sporti

Bartomeu: S’ka oferta zyrtare për Fati, ai nuk do të largohet nga Barcelona

08/02/2020 08:42
nga:Lorik J

Presidenti i Barcelona, ​​Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se klubi i tij nuk ka pranuar oferta për Ansu Fati, ndërsa thotë se ata janë të vendosur të mos e shesin yllin e tyre të ri.

“Asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur, por ka pasur interes nga disa klube,” tha Bartomeu për SPORT.

“Përgjigja e Barcës ka qenë ‘jo’. Ansu nuk është në shitje. Ai është thelbësor për të ardhmen e këtij klubi”, përfundoi ai.

Ansu Fati ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm me Barcelonën këtë edicion në aspektin individual dhe interesimi i klubeve të mëdha për shërbimet e tij nuk ka munguar.

Manchester United ka qenë një prej skuadrave më të interesuara për transferimin e tij.

/GazetaBlic/